Vendosni fjalën kyçe....

Arsenal fiton ndaj Newcastle


Arsenal nuk është dorëzuar në luftën për titull në Premier Ligën angleze duke marrë tre pikët e radhës përballë Njukasëll.

“Topçinjtë” fituan me rezultatin 0-2.

Odegaard hapi sfidën në minutën e 14’ dhe më pas Schar në minutën e 71 shënoi në portën e skuadrës së tij për t’i dhënë fitoren Arsenalit.

Arsenal ndodhet në vendin e dytë me 81 pikë 1 pikë më pak se Man.City që ka një ndeshje më pak kur duhen edhe 3 javë nga fundi i kampionatit.