Vendosni fjalën kyçe....

Deklaratat e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, BE: Deklarata të tilla janë të papranueshme


Bashkimi Europian ka reaguar zyrtarisht pas deklaratave të kreut të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ndaj ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Në reagimin zyrtar, BE-ja i cilësoi të papranueshme sulmet personale ndaj ambasadorit, duke theksuar se ai ka vepruar gjithmonë me profesionalizëm dhe integritet të plotë.

“Deklarata të tilla janë të papranueshme. BE-ja dënon fuqimisht sulmet personale të bëra në Ditën e Evropës kundër Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ambasadori i BE-së ka vepruar në çdo kohë me profesionalizëm dhe integritet të plotë. Ne kemi besim të plotë tek ai dhe puna e tij”, thuhet në reagimin e tyre.