Vendosni fjalën kyçe....

Rusia po planifikon ashpërsimin e ligjeve për alkoolin – Media


Ministria e Shëndetësisë e Rusisë po shqyrton masa të reja për të frenuar konsumin e pijeve të forta alkoolike në vend, raporton RIA Novosti. Ndër hapat që thuhet se po shqyrtohen janë kufizimet në orët kur mund të shiten pijet alkoolike dhe rritja e moshës ligjore të pirjes.

Në një shkrim të shtunën, media tha se zyrtarët po konsiderojnë të ndalojnë pijet me përmbajtje alkooli prej më shumë se 17,5% për ata nën 21 vjeç. Tani për tani mosha ligjore e pirjes për të gjitha llojet e alkoolit në Rusi është 18 vjeç.

Një masë tjetër e propozuar në raportin e ministrisë, të cilën RIA pretendon se e ka parë, është t’u japë autoriteteve vendore të drejtën për të kufizuar shitjen e pijeve alkoolike gjatë fundjavave dhe festave publike. Për më tepër, ata do jenë në gjendje të vendosin një ndalim të shitjes së alkoolit nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 11:00 të paradites.

Shitja e alkoolit nuk lejohet tani ndërmjet orës 23:00 të natës dhe orës 08:00 të mëngjesit në Moskë dhe nga ora 22:00 deri në orën 11:00 në Shën Petersburg. Disa rajone të tjera, duke përfshirë Chukotka dhe Dagestan,i kanë orët e tyre.

Ministria kërkon gjithashtu të nxjerrë jashtë ligjit çdo formë të reklamimit të pijeve të forta, si dhe të ndalojë që ajo të shfaqet në klipe muzikore, seriale televizive, filma dhe muzikë të sapoprodhuar, raportoi RIA.