Vendosni fjalën kyçe....

Konservatorët britanikë munden keqazi në zgjedhjet lokale


Partia Konservatore e Britanisë humbi më shumë se 1000 vende në këshill në zgjedhjet vendore të premten, me Partinë Laburiste dhe Liberal Demokratët që ndanë vendet.

Me 229 nga 230 këshilla të raportuar të shtunën pasdite, partia e Sunak kishte siguruar 2,299 nga pak më shumë se 8,000 vende, duke humbur 1,058 të tilla.

Partia Laburiste mori 2,674, një fitim prej 536 vendesh, ndërsa Liberal Demokratët morën 1,626, një fitim prej 405 vendesh. Këshilltarët e pavarur siguruan 874 vende, një humbje prej 80 vendesh, ndërsa të Gjelbërit morën 481vende, duke dyfishuar praninë e tyre në autoritetet vendore.

Partia Konservatore humbi kontrollin e më shumë se 40 këshillave, duke përfshirë Medway në Anglinë juglindore, të cilën e ka drejtuar që nga fundi i viteve 1990. Udhëheqësi laburist Keir Starmer festoi suksesin e partisë së tij në Medëwy, duke u thënë mbështetësve se ‘ne jemi në rrugën e duhur për një shumicë laburiste në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme’.

Në Mbretërinë e Bashkuar, zgjedhjet lokale shpesh shihen si referendume për partinë në pushtet. Konservatorët kanë qenë në pushtet që nga viti 2010, megjithëse viti i fundit i sundimit konservator ka qenë një vit i trazuar.

Boris Johnson dha dorëheqjen si kryeministër mes skandalit ‘partygate’ verën e kaluar, për t’u zëvendësuar nga Liz Truss, e cila u largua pas gjashtë javësh në detyrë. Sunak, një ish-bankier, u shpall nga partia si një dorë e qëndrueshme që mund të rivendoste stabilitetin ekonomik.

Megjithatë, kostot e ushqimit dhe energjisë kanë vazhduar të rriten nën udhëheqjen e tij dhe Britania e Madhe pritet të ketë ekonominë e madhe me paraqitjen më të keqe në botë këtë vit, sipas të dhënave nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.