Vendosni fjalën kyçe....

SHBA përgatit dërgimin e shpejtë të armëve për Tajvanin – Bloomberg


SHBA po punon për një paketë të re armatimesh për Tajvanin, raporton Bloomberg.

Në një shkrim të premten që citon  ‘persona anonimë të njohur me çështjen’, Bloomberg tha se paketa me vlerë 500 milionë dollarë do mbështetej në rezervat ekzistuese të armëve dhe pajisjeve të ushtrisë amerikane. Përbërja e saktë e dërgesës nuk dihet deri më tani, thanë burimet për rrjetin.

Duke përdorur mekanizmin e tërheqjes, SHBA do anashkalonte procesin e kontraktimit dhe prodhimit të armëve, i cili ka të ngjarë të marrë kohë, thuhet në raport.

Të premten, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, akuzoi SHBA-në se po ‘e kthejnë Tajvanin në një fuçi baruti’. Pekini, që e konsideron ishullin si një pjesë të patjetërsueshme të territorit të tij të pushtuar nga separatistët, i kërkoi Uashingtonit të ‘ndalojë shitjet e armëve’ te Tajvani dhe paralajmëroi për ‘pasoja’.

Uashingtoni ka autorizuar marrëveshje të shumta armësh me Tajvanin në vitet e fundit, duke përfshirë një shitje të madhe të avionëve luftarakë F-16. Megjithatë, shumë nga marrëveshjet ende nuk janë realizuar. Disa ligjvënës amerikanë kanë kritikuar Shtëpinë e Bardhë për ngadalësimin e dërgesave në ishullin vetëqeverisës.