Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohet kryetari i Sindikatës së Arsimit në Kosovë Rrahman Jashari (VIDEO)


Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës është sulmuar sot gjatë një takimi me mësimdhënës dhe prindër në shkollën “Ismail Qemaili” në Prishtinë.

Sipas medieve në Kosovë, në mbyllje të mbledhjes një person që ishte prezent në mbledhje ka tentuar të sulmojë Rrahman Jasharajn kur ai ishte duke dalë nga dera e klasës ku po mbahej mbledhja.

Para mediave, personi i moshuar tha se është kundër veprimeve të SBASHK-ut, duke e konsideruar Jasharajn “armik”.

Ai ka thënë se nuk është mësues por ka ardhur në mbledhje për mbesën e tij. Ndërsa Jasharaj pas incidentit “Një prind deshi të më sulmojë, ishte tendencioze – mund të sulmohem edhe në rrugë”.

Ai tha se vetë fakti që ishte një prind, ishte me tendencë.

“Rastet të tilla mund të më ndodhin edhe në rrugë dhe në vizitat tjera qē do të kemi në shkolla.”– tha ai duke insistuar se greva nuk do të ndalet.  Mësuesit në Kosovë janë futur në grevë pasi kërkojnë nga qeveria të procedojë sa më parë Ligjin e Pagave.