Vendosni fjalën kyçe....

U zyrtarizuan dje si kampionë të Serie A pas 33 vitesh, lojtarët e Napolit priten nga mijëra tifozë


Mijëra tifozë kanë pritur skuadrën e Napolit gjatë rikthimit të lojtarëve në qytet pas ndeshjes së mbrëmshme ku u zyrtarizuan si kampionë të Serie A pas 33 vitesh.

Festa nisi që mbrëmjen e djeshme, ku rrugicat dhe sheshet e qytetit të Napolit u mbushën nga banorët të cilët kanë festuar titullin e tretë në histori të Napolit, duke arritur një sukses të madh 33 vite pas vitit 1990 kur skuadra drejtohej nga legjenda Diego Armando Maradona.

Tifozët kanë organizuar pritjen që nga aeroporti i qytetit