Vendosni fjalën kyçe....

Arlind Qori: Ne nuk jetojmë në demokraci, por në trajtën më poshtëruese të oligarkisë


“Lëvizja Bashkë” dhe kandidati i saj për Tiranën Arlind Qori, ka vijuar me takimet elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit.

Qori përpara mbështetësve të vet tha se nëse Shqipëria do kishte demokraci, qytetarët do të zgjidhnin të zgjeronin parqet dhe jo të ndërtoheshin kulla.

Në sttausin e shpërndarë në Facebookun e kësaj faqeje, shkruhet se shqiptarët nuk jetojnë në demokraci, por në trajtën më poshtëruese të oligarkisë.

Më tej Qori thotë se sot e kemi në dorë t’i ndëshkojmë me votë jo vetëm për të ardhmen e fëmijëve, por edhe për të rikuptimësuar sakrificat e paraardhësve tanë.

 

Statusi:

“Sikur në Shqipëri të kishte demokraci, qytetarët do të zgjidhnin të zgjeronin parqet dhe jo të ndërtoheshin kulla, ku një njeri shton miliardat dhe për gjithë të tjerët qyteti bëhet i pajetueshëm.

Ne nuk jetojmë në demokraci, por në trajtën më poshtëruese të oligarkisë. Ata që na vjedhin e sundojnë justifikohen pas zgjedhjeve se aty i ka vendosur populli, duke na bërë bashkëfajtorë në zullumet e tyre. Ndaj ne sot e kemi në dorë t’i ndëshkojmë me votë jo vetëm për të ardhmen e fëmijëve, por edhe për të rikuptimësuar sakrificat e paraardhësve tanë.”