Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Kemi shumë punë në luftën kundër korrupsionit, ajo ka nisur frontalisht


Kryeministri Rama e ka nisur fjalën në grupin parlamentar të PS-së me drejtësinë dhe korrupsionin e luftën ndaj tij.

Në monologun e gjatë ai tha se PS-ja ka krijuar kushtet për drejtësinë e re dhe se lufta ndaj korrupsionit është e vazhdueshme duke përmendur rrezikun prej tij në institucionet ekzekutive e legjislative e partitë politikë.

“Edhe brenda PS mbetet shumë punë për imunizimin nga ndikimi i korrupsionit. Shteti në ndërtim e sipër ka shumë rrugë për të siguruar mbrojtjen nga korrupsuoni Këstu nuk bëjnë përjashtim asnjë nga institucionet, partitë poitikë dhe pushtetin gjyqësor janë lehtësisht të aarritshme nga oferta e korrupsionit dhe shpesh janë të prekshme nga duart e korrupsionit. Shteti e ka rimarrë protagonizmin. Kjo është një luftë përgjatë gjithë vijës së frontit. Në 10 vitet e fundit kemi krijuar kushtet për ta kthyer tendencën në rrugën e duhur. Korrupsioni ecte me shpejtësinë e makinës ndërsa shtetbërja me hapin e breshkës. Korrupsioni është ofertë e paligjshme që lind me ligjin për ta kthyer në anën e vet. Në komunizëm nuk kishte tendera e sektor privat po kishte forma të tjera. Lufta kundër korrupsionit ka nisur frontalisht, ku nisëm përpjekjen tonë për reformën në drejtësi. Nuk ëështë më luftë arnash siç ishte para 10 vitesh, po luftë e gjithanshme. Nuk është zhvilluar pa gabime a dështime apo zhgënjime.” – tha Rama.