Vendosni fjalën kyçe....

Goditi me shpullë volejbollisten, i hiqet licenca dhe përjashtohet përgjithmonë trajneri i Korçës


Federata Shqiptare e Volejbollit nëpërmjet Komitetit Ekzekutiv ka reaguar me vendim të ashpër lidhur me veprimin e paprecedent të trajnerit Romeo Xega ndaj volejbollistes së skuadrës së Korça Volley U-18.

Trajnerit i është hequr licenca dhë është përjashtuar përgjithmonë nga e drejta për të ushtruar trajnimin.

Romeo Xega, ka qenë disa herë objekt i Komisionit të Disiplinës pranë FSHV-së,  është penalizuar e dënuar me masa të ndryshme disiplinore bazuar në Rregulloren e Brendshme dhe Kodin e Etikës e Disiplinës të FSHV-së.

Z. Romeo Xega i hiqet licensa e Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe përjashtohet përgjithmonë nga e drejta zyrtare për të ushtruar, drejtuar e trajnuar çdo lloj ekipi pjesë e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombetare të FSHV-së. Federata Shqiptare e Volejbollit është konsekuente të zbatoj me përpikmëri e të ndëshkoj këdo që thyen Kodin e Etikës e Disiplinës dhe Rregulloren Brendshme duke denigruar figurën e sportit e duke prishur imazhin e lojës së volejbollit”-thuhet në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të FSHV-së.