Vendosni fjalën kyçe....

Liga e Kampionëve/ De Bruyne çon Man.City një hap pranë gjysmëfinales, Liverpool fiton ndaj Benficës


Kanë përfunduar të dyja sfidat e luajtura e takimeve të para të çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve.

Goli i De Bruyne e ka dërguar Manchester City-n një hap larg gjysmëfinales duke shkuar në avantazh në takimin e kthimit ndaj Atletiko Madrid.

Edhe pse një rezultat minimal “qytetarët” shkojnë në Madrid me një gol avantazh.

Në sfidën tjetër Liverpool e kishte më të lehtë takimin e parë ndaj Benfikës.

“Të kuqtë” kanë fituar 1-3 ndaj Benfikës. Konate dhe Mane shënuan në pjesën e parë ndërsa Nunez ngushtoi sfidat me fillimin e pjesës së dytë. Më pas Liverpool trefishoi shifrat në minutën e 87 me Diaz.

Dy sfidat e tjera të çerekfinaleve luhen javën e ardhshme të cilat do vulosin edhe gjysmë finalen e parë në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa më 6 prill luhen edhe dy çerekfinalet e tjera ku Chelsea pret Real Madridin ndërsa Villareal pret Bayer Munich.