Vendosni fjalën kyçe....

Dy makina përplasen me njëra-tjetrën afër Fierit, dy të plagosur


Një aksident automobilistik midis dy mjeteve ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Sheqishtë-Frashër, pranë qytetit të Fierit.

Mësohet se si pasojë e aksidenitit kanë mbetur të plagosur dy persona që janë transportuar në spitalin e Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, si pasojë e përplasjes me njëra tjetrën, makina tip Volkswagen ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.