Vendosni fjalën kyçe....

Forumi i Biznesit/Ambasadorja e BE: Shqipëria ka bërë përparime në luftën e korrupsionit, por ende sfida përpara


Ambasadorja e Delegacionit të BE në Tiranë, Christiane Hohmann duke folur në Forumin e Biznesit, përsa iu përket investimeve, tha se Shqipëria ka bërë përpara në këtë drejtim. Ajo tha se një ndër problemet që hasin më shumë investitorët e huaj është informaliteti dhe korrupsioni dhe konkurrenca e lirë, por shtoi se vendi ynë ka bërë përpara.

“Ka pasur përfitime që janë sjellë nga digjitalizimi i shërbimeve. Investuesit tregojnë qartë disa nga sfidat që ende mbetet, si për shembull si do të trajtohet informalitetit. Çrrënjosja e korrupsionit, promovimi i konkurrencës së drejtë si edhe promovimin e procedurave  transparente të prokurimit publik, parashikueshmërinë ligjore, zbatimin e ligjit dhe ata nuk duan as të ketë vonesa në gjykata. Pra as që të ketë certifikata të paqarta pronësie. Shqipëria ka ecur shumë përpara. Përfaqësuesit e bizneseve na tregojnë që ka ende shumë punë, zgjidhja e këtyre çështje do të krijojë vende punë dhe do të sjellë më shumë investime si edhe do të heqë pak trysninë që sjell edhe rrjedhja e trurit”, tha ambasadorja e BE.