Vendosni fjalën kyçe....

Sindikata gjermane shpall grevë mbarëkombëtare të transportit për të premten – Reuters


Sindikata EVG e Gjermanisë njoftoi të mërkurën një grevë mbarëkombëtare të transportit për të premten, me operatorin kombëtar hekurudhor Deutsche Bahn midis kompanive të prekura.

Greva do prekë 50 kompani dhe do zgjasë nga ora 3 e mëngjesit deri në 11 të paradites, tha sindikata e hekurudhave dhe transportit.

Udhëtarët duhet të jenë të përgatitur për vonesa dhe anulime, paralajmëroi ajo. Inflacioni i lartë në ekonominë më të madhe të Evropës ka shkaktuar një valë grevash muajt e fundit pasi punëtorët kërkojnë paga më të larta për të kompensuar rritjen e kostos së jetesës.

Sindikata Verdi u ka bërë thirrje gjithashtu punonjësve të kontrollit të sigurisë të bëjnë grevë në tre aeroporte të enjten dhe të premten. Aeroporti i Hamburgut të martën tha se të gjitha nisjet do anulohen ose do kryhen pa pasagjerë, me rreth 80,000 udhëtarë që mund të preken.

EVG, e cila po negocion në emër të 230,000 punëtorëve, po kërkon një rritje pagash prej 12% ose të paktën 650 euro shtesë në muaj.

Deutsche Bahn në pronësi të shtetit ka ofruar 5% më shumë dhe pagesa të njëhershme deri në 2500 euro.