Vendosni fjalën kyçe....

Ariu i afrohet befas burrit që po pushonte në oborrin e shtëpisë, habiten të dy (Video)


Një burrë nga Karolina e Veriut u përball sy më sy me një mysafir të paftuar javën e kaluar: një ari të madh të që u shfaq vetëm disa metra larg në oborrin e jhtëpisë së tij.

David Oppenheimer tha se ishte duke pushuar pas një dite të gjatë në punë si krijues dixhital, kur u befasua nga ariu i zi.

“Në fund të ditës, nuk prisja të përballesha me një ari,” tha Oppenheimer, 53 vjeç.

Në një video virale të postuar fillimisht në Facebook, Oppenheimer mund të shihet duke shkruar rastësisht në telefonin e tij ndërsa ariu i afrohet.

Ndërsa pamjet vazhdojnë, pronari i shtëpisë bëhet i vetëdijshëm për praninë e gjitarit – duke nxitur ndërhyrësin e tij të mbuluar me qime që të ngrejë menjëherë kokën lart dhe të përfshihet në një vështrim të tensionuar, ndërsa Oppenheimer kap një jastëk dhe përpiqet të mbrohet para se kafsha të largohet.

Në video, ariu duket po aq i befasuar nga prania e njeriut.

Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që ai dhe ariu ndahen nga afër.

“Jemi njohur tashmë,” tha Oppenheimer, duke rrëfyer se si ariu i turpshëm shpesh gërmonte nëpër mbeturinat e tij.