Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi vijon takimin me qytetarët në Tiranë, prezanton planin për transportin publik falas dhe prioritetet e programit të tij


Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, i shoqëruar nga kryesuesi i listës për Këshillin Bashkiak, Dr.Ilir Alimehmeti dhe kandidatë të tjerë, ka vijuar turin e takimeve në lagjet e Tiranës.

Duke u ndalur në zonën e “Brrylit” dhe pranë “Maternitetit të Ri”, Këlliçi shtrëngoi duart me qindra qytetarë, të cilëve iu prezantoi dhe shpjegoi programin e tij elektoral.

Përsa i përket transportit falas, Belind Këlliçi shpjegoi se ky angazhim do të bëhet realitet pas 14 majit, pasi sipas tij, prioritet do të jenë qytetarët.

Transporti, autobusi? 100% që po. E di si realizohet? Mjafton t`i çosh lekët, që këta i vjedhin i marrin për inceneratorin, me i çuar tek autobusi falas për të gjithë Tiranë. 100% e realizueshme. është çështje prioriteti, a ke hyr me vjedh apo ke hyr të bësh punë. Unë jam futur për të bërë punë, e kam ndarë mendjen”, u shpreh Këlliçi.

Qytetari u interesua të dinte nëse do të ketë largime nga puna edhe për punonjësit që shërbejnë aktualisht në sistemin e transportit urban të Tiranës. “Po ata punëtorët që punojnë atje?”. Belind Këlliçi u shpreh se jo vetëm që nuk do të largohet njeri nga puna, por sistemi do të modernizohet.

“Të gjithë do punojnë, unë do subvencionoj shërbimin, nuk do heq njeri nga puna. Unë do paguaj aq sa duhen në vit me e mbajt në këmbë sistemin me fitim. Unë po të them kaq: ajo kushton në vit 16.5 milionë euro, buxheti është 240 milionë euro. Unë do t’ua paguajë 16.5 milionë euro operatorëve çdo vit operatorëve që ta mbajnë sistemin në këmbë dhe ta modernizojnë”.

Gjatë takimeve shumë qytetarë treguan vështirësitë me të cilat po përballen, pa lënë mënjanë faktin se jeta në Tiranë është vështirësuar edhe për shkak se lagjet e qytetit nuk kanë njohur investime nga bashkia. Për këtë arsye, qytetarët shprehën mbështetjen ndaj Belind Këlliçit, madje edhe nga ata të cilët kanë ardhur nga jashtë vendit vetëm për të votuar ndryshimin në 14 maj.

“Pensionet për tokë, kushte janë siç janë, një karrocë, ne nuk kalojmë dot një xhiro. Në një lagje ku ke ambulancë dhe të ketë gjithë ato gropa, unë këtë nuk e justifikoj kurrë. Tirana ka nevojë për qytetari dhe për vepra konkrete. Kam ardhur apostafat nga Amerika që të votoj këtu”.

Belind Këlliçi deklaroi gjithashtu se ndryshimi do të vijë në 14 maj, pasi llogaritë tashmë janë ndarë. Veliaj me oligarkët ndërsa Këlliçi dhe ekipi i tij me qytetarët.

“I kemi ndarë llogaritë, ne gjithë ditën me qytetarët, këta i kemi lënë me oligarkët. Në datën 14 do të bëhet ndryshimi se sbën se shohim njerëzit, çdo ditë, kudo ku ikim”, u shpreh Belind Këlliçi.