Vendosni fjalën kyçe....

Arjan Konomi rikthehet si kritik televiziv pas bisedave me Kozakun dhe Ujkun e Shijakut në Tik Tok


Opinionisti Arjan Konomi është rikthyer si kritik televiziv pas  bisedave me Kozakun dhe Ujkun e Shijakut në TikTok.

Konomi, i cili ka qenë opinionist në edicionin e fundit të Big  Brother dhe është opinionist në Përputhen, ka kritikuar dy opinionistët e këtij edicioni  të Big  Brother Vip, Zhaklin Lekatari e Arbër Hajdari.

Në një shënim tijin, ai shkruan se dyshja ështëlarg nivelit që ka formati dhe kolltuku ku janë ulur.

Konomi shton më tej se dyshja Lekatari-Hajdari i është dukur si  një dyshe e rëndomtë e  mediokre që diskutojnë njësoj si në një lokal periferie duke debatuar në mënyrën më vulgare.

“Pashë spektaklin e BBV sot në YouTube dhe i shtyrë prej komenteve në rrjetet sociale, me të vërtetë nuk mund ti rezistoja dot tundimit për të bërë një koment. Pavarësisht se gjithmonë kam neglizhuar dhe nuk kam dashur të bëhem pjesë e komenteve me formate të ndryshme televizive, por kësaj rradhe nuk mund të rrija heshtur dhe pa thënë që pësova një zhgënjim dhe një shije të keqe, të hidhur prej sjelljes të opinionistëve nga spektakli i mbrëmshëm. Nuk është se jam pro apo kundër mendimit të tyre, por qasja që ata bëjnë si opinionistë, është jo e nivelit që ka formati, jo e nivelit që kërkon ai kolltuk ku janë ulur. Tek i degjoja mu duk sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër, që diskutojnë në një lokal periferie dhe japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejnë e debatojnë në mënyrën më vulgare, ne një spektakël që imagjino se sa shije të hidhur që të lë.” – shkruan Arjan Konomi.