Vendosni fjalën kyçe....

Misteri i armës që përdori autori i dyshuar për të vrarë kunatën e veten e tij, u gjet larg trupit të 43-vjeçarit


Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur hollësi të reja lidhur me krimin e rëndë mëngjesin e sotëm në Shkozë, ku 43-vjeçari Roland Sinani dyshohet se vrau me armë zjarri kunatën e tij Migena Sinani, nënë e dy fëmijëve, teksa flinte në dhomën e saj.

Arma e krimit është gjetur disa metra larg autorit dhe kjo gjë ka ngjallur dyshime te policia. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit në banesën e familjes Sinani.

Sipas të dhënave, autori ka shkuar në dhomën ku flinte gruaja e vëllait të tij dhe mbesa 2 vjeçe dhe e ka qëlluar me armë. Pas kësaj ka dalë në oborr dhe ka vrarë veten. Ndërkohë i vëllai nuk ndodhej në banesë, por në punë pasi punonte si taksist, shkruan BW.

Mësohet se nëna e autorit e ka parë të birin me armë dhe i ka kërkuar të shkojë të flejë, teksa më pas ka dëgjuar të shtënat.

“Unë e kam parë djalin me armë në dorë, i thashë ik të flesh. Kur dëgjova krismat shkova direkt te dhoma e nuses dhe gjeta vajzën e vogël duke qarë”, ka dëshmuar nëna e autorit në polici. E moshuara ka probleme të mëdha shëndetësore dhe vështirësi në ecje, për shkak të një rrëzimi dhe më pas i është nënshtruar një ndërhyrjeje duke vendosur hekura në këmbë.

Po një tjetër fakt ka ngjallur dyshimet e policisë, pasi arma, tip pistoletë e përdorur nga 43-vjeçari është gjetur larg trupit të tij edhe pse nga mënyra sesi ai ka rënë pa jetë nuk lë vend për dyshime se ai është vetëvrarë.

Sipas dëshmive, babai i autorit, edhe ai i moshuar dhe me probleme skleroze ka shkuar menjëherë të djali i tij kur ai dyshohet se ka qëlluar veten. Ka dyshime se i moshuari e ka larguar armën nga trupi i të birit. Gjithsesi policia po heton të gjitha pistat e mundshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.