Vendosni fjalën kyçe....

Real Madrid shkatërron Valladolidin, Benzema shënon hat-trik


Real Madridi është rikthyer te fitoret në La Liga.

“Los Blancos” triumfuan 6:0 në shtëpi ndaj Valladolidit në kuadër të javës së 27-të në elitën e futbollit spanjoll.

Rodrygo kaloi vendasit në epërsi në minutën e 22-të të ndeshjes,

Sulmuesi francez shënoi hat-trik për shtatë minuta (29’, 32’, 36’) për epërsinë 4:0 të madrilenëve.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola tjerë.

Ishte Asensio që realizoi bukur në minutën e 73-të për 5:0.

Krejt në fund, në minutat shtesë Lucas Vazquez shënoi për epilogun e këtij takimi.

Me këtë fitore, Real Madridi tani ka 59 pikë në vendin e dytë, 12 më pak se Barcelona.

Në anën tjetër, Valladolid bie në pozitën e 16-të me 28 pikë dhe e rrezikon rënien nga liga.