Vendosni fjalën kyçe....

Dakordësia e Ohrit, opozita serbe: Po krijojmë një ‘Shqipëri të Madhe’


Kreu i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiç, ka deklaruar sot se nëse pranohet propozimi franko-gjerman, Serbia do të marrë si ‘shpërblim’ krijimin e Shqipërisë së Madhe, një shtypje më të fortë të lirisë dhe demokracisë.

Jeremiç tha se e vetmja mënyrë për të parandaluar nënshkrimin e planit “Scholz-Macron” është një referendum ku qytetarët do të thonë fjalën e tyre për të.

Përveç gjithë kësaj, brenda pak vitesh do të ndiqte plani Scholz dhe Macron për zgjidhjen e ‘çështjes së hapur të Bosnjës dhe Hercegovinës’, gjegjësisht heqjes së autonomisë së Republikës Srpska. Ndërkohë, në pushtet në Serbi do të mbetej Vuçiç, i cili do të kalonte në marshin e pestë dhe do të na shkelte edhe më fort se më parë, me mbështetjen e Perëndimit.

Krijimi i Shqipërisë së Madhe do të thoshte që trashëgimia fetare dhe kulturore serbe nuk do të ishte më serbe pas pesë deri në dhjetë vjet, sepse manastiret tona do të binin nën autoritetin e Kishës Ortodokse Shqiptare. E vetmja mënyrë për të parandaluar nënshkrimin e planit “Scholz-Macron” është një referendum ku qytetarët do të thonë fjalën e tyre për atë marrëveshje” – ka thënë ai.