Vendosni fjalën kyçe....

Lufta në Ukrainë/ Tjetër sulm rus me raketa në Odesa, tre persona humbin jetën


Një sulm raketor rus vrau tre persona dhe plagosi tre të tjerë në portin ukrainas të Odesa të mërkurën, tha guvernatori rajonal Oleh Kiper.

Kiper, njoftoi nëpërmjet Telegram,  se sulmi ka dëmtuar nfrastrukturën civile.

Ai tha se sulmi u krye nga një raketë balistike, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Kiper dhe kryetari i bashkisë së Odesës, Hennadii Trukhanov, kishin raportuar një seri shpërthimesh të forta.

Të hënën, një raketë ruse goditi një institucion arsimor në qytet, duke vrarë pesë persona.

Odesa ka qenë një objektiv i shpeshtë i forcave ruse në luftën më shumë se dyvjeçare, me shumë sulme që synonin objektet portuale të qytetit, shkruan Reuters.