Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesi në Bërxullë kërcënon me vetëflijim: Herën tjetër do marr shishen e benzinës dhe shkrepësen


Gjatë protestës në Bërxullë njëri prej banorëve ka kërcënuar se në tubimin e radhës do kryejë aktin e rëndë të vetëflijimit nëse nuk do marrë zgjidhje.

Ai u shpreh se nëse nuk do marrë zgjidhje për pronën “do marrë benzinë dhe shkrepëse” dhe do vetëflijohet, duke iu adresuar kryeministrit Rama që ta zgjidhë përfundimisht këtë çështje dhe mos fshihet pas ministres Ballukt.

Kryeministri fshihet pas Ballukut, paçin faqen e zezë. të vish këtu dhe të bësh këto veprime me fshatarët është e paimagjinueshme, mos ta vonojë më, ai kryeministër, ajo ministre, ata drejtorë e qeveritarë. Të vijnë brenda javës dhe ta zgjidhim përfundimisht. Ne nuk jemi kundër rrugës dhe zhvillimit por duam hakun tonë. Le të negociojmë , unë jam fshatar kam pikëpamjet e mia, nuk shkoj dot në qytet. Radhën tjetër do marr shishen e benzinës, shkrepësen dhe do vetëflijohem këtu, qofsha më i poshtri po nuk e bëra, u jap fjalën, herën tjetër do flijohem këtu. Është toka jonë”, u shpreh ai.