Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 1600 emigrantë arrijnë në Itali brenda një nate


Autoritetet italiane sollën në breg 1650 emigrantë kryesisht afrikanë dhe të Lindjes së Mesme para agimit të së shtunës, duke i depozituar në strehimoret tashmë të mbipopulluara. Një ditë më parë, kryeministrja Giorgia Meloni njoftoi dënime më të ashpra për trafikantët, në një përpjekje për të pakwsuar numrin e mbërritjeve që janë rritur në administrimin e saj.

Një anije e rojes bregdetare mori 584 persona në bord nga dy anije me emigrantë të bllokuar, ndërsa dy motobarka më të vogla të rojes bregdetare morën 379, raportoi Associated Press, duke cituar shifrat e qeverisë. Një tjetër anije emigrantësh që mbante 487 persona u shoqërua në breg nga rojet bregdetare dhe anijet e policisë kufitare.

Grupet prej 584 dhe 487 emigrantwsh u sollën në bregdet në Kalabri, ndërsa 379 u dërguan në portin sicilian të Augustas, për shkak të mbipopullimit në strehimoret në Kalabri.

“Shpëtimet ishin tw ndwrlikuara për shkak të mbingarkesës së anijeve me emigrantë dhe kushteve të pafavorshme të detit”, tha roja bregdetare në një deklaratë.

Zyrtarët lokalë i thanë Reuters se 200 persona të tjerë u kapën në brigjet e Siçilisë, ndërsa forcat ajrore po largonin emigrantët nga një strehë e mbipopulluar në ishullin Lampedusa, i cili ndodhet më afër Afrikës së Veriut sesa bregdetit italian.

Më shumë se 17,000 emigrantë kanë mbërritur në Itali deri më tani këtë vit, krahasuar me 6,000 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Meloni erdhi në pushtet vitin e kaluar duke premtuar se do rriste dëbimet dhe do ndalonte anijet e OJQ-ve që të transportonin emigrantë në portet italiane.

Ndërsa ajo ka arritur të zvogwlojw numrin e këtyre anijeve që operojnë përmes gjobave dhe konfiskimeve, numri i emigrantëve që kanw ardhur është rritur, duke e shtyrë atë të shpallë dënime më të ashpra me burg për kontrabandistët e qenieve njerëzore dhe bashkëpunëtorët e tyre të enjten.

Meloni fajësoi kontrabandistët për mbytjen e njw anijeje që vrau të paktën 76 emigrantë në brigjet e Kalabrisë të shtunën e kaluar. Ajo pohoi të enjten se masat e saj të reja, sipas të cilave Italia gjithashtu do të ndjekë penalisht kontrabandistët që veprojnë në ujërat ndërkombëtare, do ndihmojnë në luftimin e ‘skllavërisë së mijëvjeçarit të tretë’.