Vendosni fjalën kyçe....

Berisha ‘i mbyll derën’ Alibeajt: S’ka negociata me pengjet e Edi Ramës, koalicionin e drejton PD


Sali Berisha ka hedhur poshtë mundësinë e negociatave me grupin e Alibeajt, ndërsa pohoi se koalicioni do drejtohet nga PD-ja.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë blu, Berisha tha se është në bisedime me një sërë partish duke theksuar se koalicioni opozitar për zgjedhjet e 14 majit do jetë i madh.

Ish-kryeministri tha gjithashtu se opozita po përgatitet edhe në rrafshin zgjedhor duke premtuar se opozita do e mundë shumicën.

“Diskutimi bashkërendimi për të shkuar drejt fitores.  Edhe koalicionet janë në disktutim. Në rrafshin politik koalicioni do të jetë shumë i gjerë. Në rrafshnin elektoral janë duke u marrë ekspertët më të mirë zgjedhorë. Opozita do ta mundë Edi Ramën. Alibasha është një peng i Ramës. Me pengje nuk negociohet kurrë. Po të jetë për të negociuar logjika thotë se duhet negociuar me pengmarrësin, por kjo nuk do të ndodhë kurrë ndonjëherë. Ato që mendojnë se me vulën e plaçkitur të Edi Ramës do të mund të bëjnë pazar me ne apo thjeshtë zbatojnë porositë e Ramës. Alibashët pengje me të cilët nuk mund të ketë asnjëlloj negocimi. U përdorën si pengje të shpifura nga Edi Rama pë të konfiskuar me gjykatës që armiqtë e ligjit dhe të drejtës, që japin vendime në kundërshtim me kushtetutën me ligjet e vendit dhe më çdo precedent. Koalicioni ynë do jetë koalicion fitimtar. PD drejton koalicionin. S’ka diskutim.” – tha Berisha.