Vendosni fjalën kyçe....

Mustafa: Nuk e përjashtojmë qeverisjen me Vetëvendosjen, nuk kam ambicie për President


Kreu i LDK-së, Isa Mustafa nuk e sheh të pamundur një bashkëpunim të dytë me Vetëvendosjen paçka se janë larg besimit reciprok dhe prishjes së koalicionit që çoi në rrëzimin e qeveri Kurti.

Ka njerëz që mendojnë se një qeverisje me VV është e mundshme. Një qeverisje me VV nuk është e pamundur. Ne do dëshironim ta kishim kryeministrin, por mbetemi të hapur që nesër të flasim edhe me Vetëvendosjen dhe subjekte të tjera. Do doja që qeverisja LDK-VV të vazhdonte, por jemi larg besimit reciprok. Ne si LDK kemi gabuar kur kemi vendosur vija të kuqe për subjektet e tjera, pasi nuk e kemi situatën si në Tiranë ku janë dy parti të mëdha Bashkëqeverisjen e mendojmë si një çështje të bashkëpunimit në fusha që i mendojmë se janë elementare dhe shumë të rëndësishme për Kosovën”-tha Mustafa.

Më tej, Mustafa në intervistën për emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se nuk ka ambicie për President.

“Por nuk e kemi diskutuar me VV. Ka pasur këmbëngulje nga zoti Haradinaj që të jetë kandidat dhe që ta përkrahim. Tani për tani e përjashtoj si mundësi që të jem si kandidat si president për shkak të gjendjes sime. Ne si LDK kemi kuadro që mund ta bëjnë këtë punë me përgjegjësi të plotë”-tha Mustafa.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *