Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet pas 12 orësh personi që qëlloi ndaj policisë në Elbasan


Foto ilustruese

Është arrestuar mëngjesin e sotëm, Josif Kavaja, 45-vjeçari që qëlloi ndaj policisë ditën e djeshme.

Ai është ndaluar në shtëpinë e tij nga efektivët në një aksion që nisi që prej ditës së djeshme.

Kavaja qëlloi ndaj policisë që kishte shkuar pasi ishte lajmëruar nga banorët e fshatit.

Pas kësaj ai u arratis në një pyll pranë fshatit ku jetonte bashkë me armën që kishte me vete.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *