Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti tragjik me tre viktima te Mbikalimi i Saukut, del videoja


Ka dalë videoja e aksidentit tragjik te Mbikalimi i Saukut mbrëmjen e djeshsme, ku humbën jetën tre të rinj që po udhëtonin me një mjet ‘Audi Q8’.

Siç duket nga pamjet, mjeti vjen me shpejtësi e më pas thyen barrierat e mbikalimit për të përfunduar më pas në rrugë.

Nga aksidenti i rëndë humbën jetën 20-vjeçari Klevis Ruçaj, që drejtonte mjetin, 22-vjeçarja Eriselda Abedini e 23-vjeçarja Sikela Përroj.

Nga aksidenti u plagosën tre persona që udhëtonin me një mjet ‘Honda’ që pp lëvizte poshtë rrugës ku ra mjeti Audi. 60-vjeçari Qemal Kurti e dy bashkëudhëtarët u dërguan me shpejtësi në Spitalin e Traumës menjëherë pas aksidentit të rëndë.

*Video Credit Shqiptarja