Vendosni fjalën kyçe....

Meta shkon në selinë blu, takohet me Berishën


Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka mbërritur në selinë blu për t’u takuar me ish-kryeministrin Berisha. Takimi vjen një ditë pasi KQZ-ja vendosi të regjistrojë grupin e Alibeajt me logon e PD-së në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar nga Berisha u vendos që kandidatët e primareve të garojnë në siglën e koalicionit Shtëpia e Lirisë, njësoj si në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022.

Në disa deklarata, Berisha e Meta kanë theksuar se asgjë nuk do i pengojë nga pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 majit, duke lëshuar akuza ndaj kryeministrit Rama e dyshes Basha-Alibeaj si bashkëpunëtorë të kreut të qeverisë.

Berisha ka deklaruar se Basha e Alibeaj nuk kanë më vend në PD ndërkohë që Alibeaj ka caktuar një grup prej tre negociatorësh me palën e Berishës për 14 majin.