Vendosni fjalën kyçe....

Paloka ironizon grupin e Alibeajt: Kërkesa në KQZ Ka firmën e Bashës, po ai u dorëhoq. Do legenosen deri në fund


Deputeti i PD-së Paloka ka komentuar lëvizjen e fundit të grupit të Alibeajt në PD, për kërkesën në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit.

Në një shënim në Facebook, ai ironizon lëvizjen duke theksuar se kërkesa mban firmën e Lulzim Bashës, ndërkohë që ai rezulton si i dorëhequr një vit më parë.

Paloka shton se nuk ka më asnjë dyshim se ‘alibashët do  legenosen deri në fund për të kryer shërbimin për të cilin janë paguar nga Rama’.

“Alibashet paskan derguar sot letra ne KQZ per te regjistruar grupimin e tyre . “Kryetar i partise” ne letrat qe kane derguar rezulton … “ i dorehequri” prej nje viti, vete L.B. Qe Kushtetuta , Kodi, ligji dhe gjithe procedurat ligjore do vazhdojne te shkelen per te cuar deri ne fund qellimin e Rames , nuk ka asnje dyshim. Edhe qe alibashet do legenosen deri ne fund per te realizuar sherbimin e paguar ndaj Rames per shkatrrimin e opozites, nuk ka me asnje dyshim. Une kisha vetem nje pyetje per ata deputete qe publikisht shpallen se nuk e njihnin me L.B si kryetar dhe “e detyruan “ te dorehiqet, cfare do te bejne tani , apo  nderi dhe dinjiteti nuk kane me asnje vlere?” – shkruan Paloka.