Vendosni fjalën kyçe....

Vaksinimi në kufi, SHBA-ja dhuron vaksina Johnson&Johnson për Meksikën


Meksika do të vaksinojë të gjithë personat të moshës 18-40 vjeç përgjatë kufirit me SHBA me vaksina Johnson & Johnson të dhuruara nga shteti fqinj, deklaroi ministri i jashtëm meksikan.

Sipas tij, qëllimi i këtij vendimi është rihapja e kufirit të përbashkët deri në fund të qershorit. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të dërgojnë në Meksikë një milion doza të vaksinës Johnson & Johnson kundër COVID-19. Kjo dërgesë do të jetë pjesë e një pakete prej 25 milion vaksinash që SHBA do të shpërndajnë së shpejti në të gjithë botën.

Ministri i jashtëm theksoi se vaksinat Johnson & Johnson do të përdoren për të imunizuar një të tretën e popullsisë midis 18 dhe 40 vjeç në 39 komunat meksikane përgjatë kufirit, të cilat numërojnë rreth tre milion banorë. Pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, të dy vendet ndaluan kalimin e njerëzve në pikat kufitare tokësore për aktivitete jo thelbësore.

Sipas tij, Meksika do të zbatojë një plan vaksinimi për zonat turistike. që janë destinacione të rregullta për mijëra të turistë nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Europa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *