Vendosni fjalën kyçe....

Merret vendimi, kandidatët e Rithemelimit do futen në zgjedhje nën siglën e koalicionit Shtëpia e Lirisë


Këshilli Kombëtar i Rithemelimit ka marrë vendimin për të hyrë në zgjedhje me koalicion opozitar njësoj si në zgjedhjet e 6 marsit 2022 nën siglën e koalicionit Shtëpia e Lirisë.

Ndërkohë në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar është miratuar rezolutë që dënon qëndrimin e ish-kreut të PD-së Basha e deputetit Enkelejd Alibeaj.

Po kështu përmes rezolutës, u bëhet thirrje demokratëve që të mbështesin kandidatët e Rimethelimit.

Vendimi i sotëm i Këshillit Kombëtar të PD-së së Berishës vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit të premten, që ia la vulën e simbolet e PD-së grupit të Alibeajt.

Berisha tha sotse do ndjekë rrugë ligjore për çështjen në fjalë ndërsa akuzoi ish-kreun Basha e deputetin Alibeaj si bashkëpunëtorë të Edi Ramës, duke nënvizuar shkëputjen e plotë prej tyre.