Vendosni fjalën kyçe....

Berisha shpall divorcin me grupin e Alibeajt: Ndahemi përfundimisht nga ata që bashkëpunuan me Edi Ramën


Berisha përsëriti mbrëmjen e sotme akuzat ndaj kryeministrit Rama lidhur me çështjen ‘McGonigal’.

Gjatë një takimi në selinë blu, ai theksoi se kreu i qeverisë korruptoi ish-zyrtarin e FBI-së për të goditur e asgjësuar opozitën.

Në akuzat e tij ai përmendi edhe miliarderin Xhorxh Soros për të cilin tha se ka korruptuar shoqëritë civile në Evropë duke paguar 19 miliardë dollarë.

Ai e akuzoi ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal si gjobvënës të prokurorëve e gjykatësve për vetingun.

“Të dashur demokratë , mbështetës të PD, që ndiqni me interes këtë mbledhje e thirrur pas vendimit të Ramës si hakmarrës primitiv ndaj partisë që përmbysi pushtetin e etërve të tij. Bashkë me MCGonigal u mobilizuan që këtë forcë politike ta shndërronin në një aleate. Nga shtatori i vitit 2021 deri më sot, PD kaloi në një proces të vështirë, por anëtarët simptizantët , patën si yll rrëfimi idealet e tyre demokratike, idealet e lirisë dhe në një përpjekje të pashembullt në historinë e saj arritën të zgjedhin me votën e lirë, të gjithë drejtuesit e tyre dhe kandidatët. Nuk gjendet kurrë një rast tjetër kur një multimiliarder si Xhoxh Soros i cili ka shpenzuar për të korruptuar shoqëri civile në Europë, rreth 19 mld dollarë. Për të promovuar ekstremin e majtë dhe forcave të majta, natyrisht në kurriz të forcave politike të djathta. Asnjë forcë politike si kjo e jona nuk është përballur me një tradhtar të kombit amerikan, i cili ka shfrytëzuar postin fuqinë e institucionit të FBI, kundër një force politike më pro perëndimore. McGonigal i korruptuar , i paguar nga Edi Rama nërpërmjet Dorjan Duçkës, në disa aspekte mori në dorë, narkoshtetin e Edi Ramës vetëm në funksion të tij. Hetoi lobistin e Lulzim Bashës, Rama hapi çështje penale dhe ndërpreu procesin për ta futur në thes. McGonigal është gjobvënësi i poshtër ndaj prokurorëve dhe gjykatësve për Vetingun.” – tha Berisha.

Ai shpalli divorcing me grupin e Alibeajt duke thënë se ata shërbyen si bashkëpunëtorë të Edi Ramës në krimin e tij kundër PD-së e opozitës.

Berisha tha se ‘dy personat’, duke nënkuptuar ish-kreun e PD-së Basha e deputetin Alibeaj, nuk mund të kenë më asnjë lidhje me PD-në e demokratët.

“Ne në të gjithë këtë proces kishim lirinë dhe vendosëm të kthejmë lirinë në partinë tonë që ato të rrezatojmë nesër në shoqërinë shqiptare. Asgjë nuk ndëshkon një popull se sa mungesa e votës së lirë. Kjo sigurisht e tmerron armikun e kësaj vote Edi Ramën. Sot PD pas vendimit antikushtetues, antiligjor të Edi Ramës, ndodhet para një përgjegjësie të madhe për të dhënë përgjigjen e merituar Ramës. Me vendimin e tij Rama u shërbye nga dy pengje, dy persona të cilët luajtën rolin më të ulët, u përdorën për të kryer veprime antikushtetuese. Ata janë vasalë të Ramës dhe i lejuan vetes të bëhen vegla kundër pluralizmit politik në Shqipëri. I lejuan vetes të bëhen vegla për vendime që rrallë mund të gjendet ndonjë autokrat ti ketë marrë në këtë mënyrë. U bënë në nnë kohë kur Edi Rama është sot kufomë politike dhe e pret fati i McGonigal. Këta dy persona nuk mund të kenë më asnjë lidhje me PD, por janë një histori turpi. PD ndahet në mënyrë më përfundimtare me këta bashkëpunëtorë në krimin e Edi Ramës, të marrë peng të cilët i shërbyen apo i shfrytëzoi Edi Rama për vendimin në armiqësor në këto 30 vite ndaj pluralizmit. Në këtë kontekst do të përcaktohet sonde qëndrimi përfundimtar ndaj tyre. Në këtë kontekst i bëj thirrje çdo demokrati, të mbështesë kandidatë të PD. Sot ka vetëm një PD dhe është partia e anëtarësisë së saj.” – theksoi Berisha.