Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 42-vjeçari në Fier


Një 42-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga polica, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. V., 42 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një shtetase të mitur”, njofton policia.