Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nuk paralajmërova asnjë non grata, politika amerikane nuk varet nga katundi jonë politik


Kryeministri Edi Rama ka bërë prapakthehu nga deklarata e tij në kuvend ku paralajmëroi indirekt se SHBA kishte bërë gati emrin e dytë non grata në Shqipëri.

Rama në një reagim në Twitter thotë se nuk paralajmëroi asnjë non grata por vetëm kujtoi se politika amerikane nuk është muhabet por qasje strategjike nuk do ndryshojë karshi Shqipërisë.

Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika e amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon”-shkruan Rama