Vendosni fjalën kyçe....

Lirohet nga burgu Safet Bajri, gjykata pranoi lirimin me kusht


Është liruar nga burgu Safet Bajri i cili vuante një dënim të dhënë nga Gjykata Belge.

Bajri vuante dënimin e tij në burgun e Fierit. Vendimi është dhënë një muaj më parë nga gjykata e cila ka pranuar kërkesën për lirim me kusht.

Sipas vendimit të gjykatës Bajri, ka vuajtur më shumë se 2/3 e dënimit në burg dhe gjatë kohës së izolimit nuk ka pasur masa disiplinore nga drejtoria e burgjeve.

Bajri u dënua me 9 vite burgim nga Drejtësia Belge, për akuzën e “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Organizatës kriminale”, “Vjedhje në rrethana rënduese”.

Por kjo masë dënimi u vuajt nga Ilir alias Safet Bajri në burgjet Shqiptare, pasi gjykata e Shkodrës vendosi të njohë dënimin e drejtësisë Belge dhe më pas ta lerë në fuqi atë.

I konsideruari si i forti i Shkodrës, u ndalua nga RENEA në vitin 2018 në kuadër të operacionit “Oaz”, të zhvilluar nga prokuroria e Shkodrës.

Bajri konsiderohet si person me precedentë penal dhe pjesë e grupit “Bajri” në Dobraç të Shkodrës.