Vendosni fjalën kyçe....

Suel Çela i kërkon Çelës lehtësimin e masës së sigurisë, Dumani e cilësoi si porositës së tre vrasjeve


Suel Çela ose “Marjus Lulaj”, nga arratia kërkon që Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të ndryshojë masën e vendosur ndaj tij.

GJKKO ka vendosur masën “arrest me burg” për Çelën në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë” pas dëshmisë së Nuredin Dumanit se ka porositur tre vrasje.

Çela ka kërkuar lehtësimin e masës së arrestit.

Në dëshminë e Dumanit, Çela akuzohet se ka porositur tre vrasje, dy që nuk u realizuan dhe një mbeti në tentativë.

Sipas Dumanit ditën që ai ra në pritë kishte shkuar për të ekzekutuar Elton Kilën sipas porosisë së Suel Çelës.