Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj i quan thashetheme zërat për bashkëpunim Basha-Berisha: Kanë dalë nga Rithemelimi


Thashethemnajë e quajti Alobeaj atë që është folur së fundmi për një bashkëpunim Basha-Berisha.

Deputeti demokrat e ka hedhur poshtë çdo mundësi bashkëpunimi mes Bashës e Berishës për zgjedhjet e ardhshme.

Në një intervistë për Report Tv, ai tha se thashethemet që gëlojnë mund të kenë dalë nga grupi i Berishës dhe se PD-ja i ka të qarta kriteret e bashkimit.

“Nëse gëlon një thashethemnajë e tillë, mund të gëlojë nga pjesa e Berishës ndoshta nuk e di. Nuk është e hijshme të komentojë një thashethemnajë. Ideja e bashkimit është e qartë. PD e ka bërë të qartë, që të mundim këtë regjim, që përdor armë tej ligjit, përdor administratën, banditë, patronazhistë, blen vota. Ne kemi nevojë për të gjithë demokratët, nuk përjashtoj askënd, të gjithë demokratët që janë dëbuar. Ne kemi nevojë dhe ka nevojë ky vend që të këtë atë pjesën tjetër të publikut o është asnjanëse, ose neverit 33-vjeçarin e politikës shqiptare. Kemi nevojë të kemi aleat edhe drejtësinë. Kemi nevojë edhe për të pasur aleancë me aleatët. Mund të ketë një bashkim, por vetëm rreth vlerash, orientim i PD dhe i qartë drejt perëndimit, mbështetje pa kushte e drejtësisë.” – tha Alibeaj.