Vendosni fjalën kyçe....

Qindra hektarë pyje e kullota përfshihen nga flakët në Klos


Qindra hektarë pyje e kullota përfshihen nga flakët në Klos këtë të dielë.

Burime bëjnë me dije se zjarri është afruar edhe në aksin nacional “Qafë e Buallit-Klos” dhe po përhapet pasi favorizohet edhe nga era e fortë, ndërsa zjarrfikësit kanë hasur vështirësi të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë ndërsa avancimi i zjarrit po kalon edhe në territorin e bashkisë së Bulqizë.

Ndërkohë forca të shumta zjarrfikëse, , kanë bërë të mundur edhe shpëtimin e pemëve me ullinj.

Për shkak të zjarrit të fortë i gjithë qyteti Bulqizës është mbuluar nga tymi.