Vendosni fjalën kyçe....

Video/ Në Pogradec, oficeri i policisë dhunon qytetarin në hyrjen e pallatit


Një rast dhune i një oficeri policie ndaj një të riu në Pogradec është filmuar nga kamera e një banese.  Në pamje shfaqet një oficer policie civil, Gjergji Riza, i cili dhunon një qytetar duke e goditur në ambjentet e një pallati.

Riza për arsye që ende nuk dihen, nga pamjet duket që e godet të riun disa herë me shpulla e shkelma dhe e kap për fyti.

 Nga ana e policisë nuk jepen të dhëna mbi rastin. Sipas informacioneve kofidenciale, bëhet me dije se Drejtoria e Përgjithshme e ka pezulluar fillimisht oficerin i cili punonte më parë në Pogradec, ndërsa tashmë është në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Burime nga policia bëjnë me dije se oficeri Gjergji Riza prej disa kohësh ka shfaqur probleme me kujtesën. Për shkak të gjendjes shëndetësore ai ishte transferuar nga Komisariati i Pogardecit në DVP Korçë. Oficeri ka kërkuar të dalë në kemp, kërkesë e cila ende nuk ishte miratuar.