Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama na përgjysmon në parlament, sepse ka frikë dhe tmerr nga prania jonë


Në deklaratën që mbajti për mediat, Berisha vijoi me akuzat ndaj Ramës për sa i përket çështjes McGonigal, ku tha se Rama duhej të përfundojë në burg për krim ndaj pluralizmit politik dhe sigurisë së SHBA-ve.

McGonigal është në burg, Edi Rama e ka vendin në burg. Akti që ka kryer Rama ndaj SHBA-ve dhe Shqipërisë, krimi i rëndë që ka kryer kundër pluralizmit politik dhe kundër sigurisë së SHBA-ve Meriton një ndëshkim ekzemplar. Faza e parë e dërgimit të tij në banesën e armiqve të pluralizmit, është largimi i tij nga pushteti.” shprehu Berisha.

Për sa i përket përjashtimit të deputetëve nga salla e Kuvendit, Berisha u shpreh se Rama ka frikë nga prania e opozitës në sallë dhe ky përgjymim i deputetëve bëhet nga urdhrat e tij.

Çdo ditë, çdo betejë ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Sot ata për turpin e tyre marrin përsipër të përjashtojnë edhe disa deputetë të tjerë tanët nga Parlamenti sepse nesër Rama pas një muaji vendos të shkojë në sallën e Parlamentit, por ka frikë dhe tmerr nga prania jonë dhe kërkon të na stërpërgjysmojë. Pasi u kthye nga Dubai ku krahas princit të kurorës, takoi edhe ortakun e vëllait të tij Armand Josifin, ka vendosur që të hyjë në Parlament. Kjo përbën një akt të shëmtuar të tij dhe të pseudomaxhorancës së tij. Parlamenti është kthyer në kohën e diktaturës staliniste.” tha Berisha.