Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Protestat mënyra më e mirë për të detyruar Ramën të largohet


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi para nisjes së protestës e cilësoi si tubim që do të përfshijë edhe qytetarët e zonës gri që janë të lëkundur se cilën parti politike duhet të mbështesin.

“Pjesëmarrja e Tiranës do i japë impaktin më të madh. Sot pjesëmarrja do të jetë shumë e madhe, nuk do të jenë vetëm përfaqësuesit e partive politike, por edhe zona gri. Sot në rrugët e Tiranës kam vënë re se pjesa më e lëkundur ndaj politikës do të dalë për të protestuar e për të thënë “unë jam këtu” dhe nuk është Edi Rama që merr vendimet. Unë dal në protestë si qytetare sepse mënyra se si Edi Rama me arrogancën e tij trajton të gjithë shoqërinë shqiptare. 

Kur kam qenë në Amerikë pas djegies së mandateve, më kanë thënë se kjo është e gabuar dhe rruga e kthimit do jetë shumë e vështirë. Normal që Rama do jetë e vështirë për t’u larguar me votë por protestat janë mënyra më e mirë për ta detyruar atë”, tha Kryemadhi.