Vendosni fjalën kyçe....

Irina Shayk dhe Bradley Cooper drejt ndarjes, modelja ikën nga shtëpia


Marrëdhënia mes modeles Irina Shayk dhe aktorit Bradley Cooper duket se po shkon drejt fundit. Gazeta britanike “The Sun”, shkruan se modelja është larguar nga shtëpia e saj në Los Angelos që ndan me Cooper.

Një burim pranë çiftit tha për gazetën britanike se “Gjërat po ftohen midis Bradley dhe Irina. Ata nuk kanë qenë mirë për disa muaj dhe Irina vendosi se do të ishte më mirë, nëse ajo do zhvendosej në shtëpinë e saj. Nuk duket sikur i ka mbetur shumë kohë bashkë.”

Mediat në SHBA në fillim të kësaj jave zbuluan se marrëdhënia mes tyre ishte e “varur nga një fije”.

Ftohja mes Bradley-t dhe Irina-s vjen pas thashmethemeve se aktori po binte në dashuri me këngëtaren Lady Gaga, pas bashkëpunimit të tyre për filmin “A star is born”. Por thashethemet janë hedhur poshtë nga Gaga.

Një tjetër burim për “Page Six’ tha se arsyeja e vetme që Irina dhe Bradley janë ende bashkë është vazja e tyre 2-vjeçar,  Lea De Seine.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *