Vendosni fjalën kyçe....

SKULPTURAT-A po flasin Rama dhe Duçka me mesazhe të koduara?


Ndërkohë që opozita proteston Edi Rama ka shpërndarë një video ku përdord një shprehje “Mbyllet një rruge për t’u hapur një e re”, ndërsa bënte skulturë.

Ndërsa kjo është një shprehje biblike dhe njëkohësisht shprehje e preferuar e Winston Churchill, nga ana tjetër Dorian Duçka, ka publikuar një foto në Instagram në krahë të skulptorit Helidon Xhixha, ku mbante në dorë një kuti purosh mbi kapakun e të cilave është i vizatuar, Winston Churchill.

A janë këto dy postime mesazhe të koduara nga ana e Ramës e Duçkës ndërkohë që protesta e opozitës ka si argument kryesor çështjen McGonigal ku si kryeministri dhe ish-zëvendësministri përmenden në dosjen në SHBA?