Vendosni fjalën kyçe....

Mero Baze: Nesër mos harroni të shani Duçkën në miting, se Zeni ka ikur në Vjenë për fundjavë


Gazetari Mero Baze ka publikuar foton e  Dorian Duçkës me Shkëlzen Berishën.

Ai shkruan se djali i kreut të PD-së Sali Berisha ka qenë në një udhëtim në biznes klas me Dorian Duçkën, të cilin Berishae akuzon se ka korruptuar ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal në mënyrë që ai të gjurmonte paratë ruse të lobimit të PD-së.

Baze shton më tej se është kureshtar të dijë kush e ka paguar këtë biletë dhe se ku kanë qenë duke shkuar Duçka e Berisha për të gjurmuar lekët ruse të ish-kreut të PD-së Basha.

“Ky është djali Sali Berishës që udhëton në biznes klas i shoqëruar nga Duçka, njeriu që Berisha e akuzon se ka korruptuar FBI për të gjurmuar paret ruse të PD. Kurioz jam ta di kush e ka paguar këtë biletë dhe ku kanë qenë duke shkuar për të gjurmuar paratë ruse të Lulit, këta të dy. Dhe mos harroni ta shani Duçkën nesër në miting, se Shkëlzeni nuk u dëgjon është për uikend në Vjenë.” – shkruan Baze.