Vendosni fjalën kyçe....

Foto/ Dorian Duçka krah për krah me djalin e ish-kryeministrit Berisha


Sali Berisha, ngritjen e akuzave ndaj ish zyrtarit të lartë të kundrazbulimit të FBI-s Charles Mcgonigal e ka kthyer në një kalë beteje të aksionit opozitar përmes të cilit synon rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti.

Që prej momentit kur ky zhvillim u bë publik në SHBA, nga selia blu dhe studio televizive zoti Berisha, me detaje ka bërë radiografinë e ngjarjes dhe të personazheve.

Janë me qindra deklarimet e Sali Berishës përmes të cilave ai ka artikuluar akuza për personin përmendur në aktakuzën ndaj ish-zyrtarit të FBI-së si personi B, Dorian Duçka.

Por me shumë mjeshtëri Sali Berisha, ka fshehur miqësinë mes të birit Shkëlzen Berisha dhe Dorian Duçkës.

Kjo foto  e siguruar nga Top Channel tregon  Shkëlzen Berishën bashkë me Dorian Duçkën, në bordin e një avioni  krah për krah në një prej udhëtimeve të tyre të biznesit

Fotoja  është një dëshmi e fortë e lidhjes së Shkëlzen Berishën me Dorian Duçkën, i kthyer në  subjekt akuzash të shumta ditët e fundit nga Sali Berisha.

Pritet me interes se çfarë qëndrimi do të mbajë Sali Berisha për këtë foto, e cila fakton lidhjen e të birit Shkëlzenit me Dorian Duçkën, njeriun të cilin, ai  e akuzon si strumbullarin e përpjekjeve bashkë me Edi Ramën për të shkatërruar opozitën.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Top Channel