Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata Kushtetuese zgjedh kryetarin e ri, në garë tre kandidate


Kur tashmë Gjykata Kushtetuese është plotësuar e gjitha me 9 anëtarë dhe me largimin e Vitore Tushës, i duhet të zgjedhë drejtuesin e ri.

Ditën e sotme do bëhen zgjedhjet për kryetar dhe për këtë pozicion kanë shprehur interesin 3 gjyqtare: Fiona Papajorgji; Marjana Semini; Holta Zaçaj.

Në mbledhjen mbledhjen Gjyqtarëve do të dëgjohen platformat dhe vizioni i secilës kandidate, për të vijuar më tej me procedurat e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

Përbërja e Gjykatës Kushtetuese
1.Marsida Xhaferllari, anëtare
2.Fiona Papajorgji, anëtare
3.Elsa Toska, anëtare
4.Sonila Bejtja, anëtare
5.Sandër Beci, anëtar
6.Ilir Toska, anëtar
7.Gent Ibrahimi, anëtar
8.Marjana Semini, anëtare
9.Holta Zaçaj, anëtare