Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama të dorëhiqet menjëherë, ka cenuar rëndë sigurinë e SHBA-së, është në hetim të thelluar atje


Kreu i PD-së Berisha tha se kryeministri Rama është në hetim të thellë në SHBA për dosjen ‘McGonigal’ për veprimtari kriminale ndaj vendit kryesor të NATO-s e aleatit kryesor të Shqipërisë.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë blu lidhur me protestën e nesërme, ai tha se Rama ka kryer vepër penale duke fshehur krimin në Shqipëri.

Sipas Berishës Rama ka cenuar jo vetëm sigurinë kombëtare të Shqipërisë  po edhe të SHBA-së ndërsa me veprimet e tij është përpjekur të mbysë pluralizmin në vend.

Në fund Berisha i bëri thirrje kreut të qeverisë që të dorëhiqet menjëherë në mënyrë të parevokueshme.

“Ai është në hetim të thellë në SHBA dhe ai hetim është shterues për të gjithë veprimtarinë e tij kriminale ndaj vendit partner, ndaj vendit aleat, udhëheqës kryesor i NATO-s, i paqes dhe sigurisë në botë. Por Edi Rama ka konsumuar vepër penale duke fshehur krimin në Shqipëri. Ai ka dërguar dëshmitarë në Neë York për të hetuar dhe manipuluar komplotin kundër opozitës, ndërkohë nuk ka paraqitur një dëshmitar të vetëm para drejtësisë shqiptare. Fshehja e krimit përbën një vepër të rëndë penale. Kemi të bëjmë me një njeri mbi të cilin rëndojnë vepra të rënda penale. Me një njeri i cili me veprimet e tij ka kërcënuar rëndë sigurinë e SHBA-ve. Me një njeri i cili me veprimet e tij është përpjekur të përmbysë pluralizmin politik në Shqipëri. Një krim monstruoz krim kushtetues, por edhe një sërë krimesh të rënda të kësaj afere. Edi Rama ka një alternativë, të japë dorëheqjen menjëherë dhe të parevokueshme.” – tha Berisha.