Ka shkuar në 912 numri i viktimave në Turqi nga tërmeti me magnitudë 7.9 që goditi juglindjen e vendit dhe Sirinë fqinje.
Kjo e fundit raporton për 386 viktima ndërsa numri i të plagosurve në dy vendet është me mijëra. Mijëra ndërtesa janë rrafshuar ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë prej orësh pas lëkundjeve në orët e para të mëngjesit.
Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), tërmeti me magnitudë 7.7 goditi në orën 4:17 të mëngjesit (0117 GMT) dhe kishte epiqendrën në qarkun Pazarcik të provincës Kahramanmaras të hënën.
AFAD përditësoi intensitetin e tërmetit nga 7.4 në 7.7 ballë në orën 0955 GMT.
Mijëra persona kanë mbetur të pastrehë ndërsa vende të shumta kanë shprehur solidaritet me Turqinë e Sirinë e kanë ofruar ndihmë për kapërcimin e gjendjes tejes të vështirë.