Vendosni fjalën kyçe....

“Benzi” merr përpara një burrë me biçikletë në Pogradec (FOTO)


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec ku një automjet ka përplasur një biçikletë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i biçikletës i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Identiteti i plotë i të plagosurit nuk bëhet i ditur, por jepen vetëm inicialet e tij B.Xh.

“Më datë 15.12.2019, në hyrje të qytetit të Pogradecit, shtetasi R.A, 35 vjeç, banues në Laprakë-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Mercedes-Benz”, ka përplasur shtetasin B.Xh., banues në fshatin Vërdovë, i cili lëvizte në rrugë me biçikletë.
Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat, ndërsa shtetasi B.Xh, u dërgua në Spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *