Vendosni fjalën kyçe....

Marrin flakë kabujt elektrikë në një pallat në Tiranë


Një zjarr ka përfshirë kabujt e energjisë elektrike në një pallat në rrugën ‘Asim Vokshi’ në Tiranë.

Zjarrfikëset kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Dëmet e shkaktuara nga flakët nuk janë vlerësuar ende.

Njoftimi

“Më datë 05.02.2023, rreth orës 17:55, në rrugën “Asim Vokshi”, në një pallat, ka rënë zjarr në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”